Arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë, i gjendet drogë

Kronikë

Arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë, i gjendet drogë

Më: 30 mars 2026 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Një shtetas i huaj është arrestuar në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Bazuar në njoftimin zyrtar, te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar marihuanë me peshë 40 gram.

“Gjatë kontrollit te i dyshuari mashkull shtetas i huaj është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 40 gram.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat