Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të rëndë më 19.01.2026, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë,
Arrestimi u bë saktësisht në një dyqan ku janë vjedhë stoli të konsiderueshme ari.
“Lidhur me rastin, në koordinim më prokurorin e shtetit, hetuesit policor kanë kryer edhe bastisje në dy lokacione, ku kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë një automjet që dyshohet se është i përfituar nga vepra penale, një armë zjarri dhe gjësende te tjera.
Personi i dyshuar me vendimin e prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje përderisa hetuesit janë duke vazhduar me veprime hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.