Dogana sekuestron mallra të padeklaruara në një automjet në Vërmicë

Kronikë

Dogana sekuestron mallra të padeklaruara në një automjet në Vërmicë

Më: 1 prill 2026 Në ora: 16:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka kapur mallra të padeklaruara në një automjet në Vërmicë i cili drejtohej nga një shtetas i huaj.

Bëhet e ditur se ato kapin vlerën e afro 1 mijë e 500 eurove.

“Në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, është ndaluar për kontroll një automjet me targa të huaja. Gjatë procedurës së rregullt, drejtuesi i automjetit është pyetur nga zyrtarët doganorë nëse kishte mallra për të deklaruar, me ç’rast ai ka deklaruar se nuk posedon asgjë për deklarim. Bazuar në analizën e riskut dhe në bashkëpunim me zyrtarët policorë, automjeti është dërguar për kontroll në vijën e dytë”.

“Gjatë kontrollit të detajuar është konstatuar se në automjet ndodheshin mallra të padeklaruara, me një vlerë të përafërt rreth 1,500 euro.Personi përgjegjës, shtetas i huaj, është proceduar në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndërsa ndaj rastit janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore”, njofton më tej Dogana.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat