Arrestohet shtetasi serb në Bërnjak, tentoi t’i ofrojë ryshfet policit për kalim ilegal të gruas

Kronikë

Arrestohet shtetasi serb në Bërnjak, tentoi t’i ofrojë ryshfet policit për kalim ilegal të gruas

Më: 4 prill 2026 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se një shtetas serb është arrestuar paraditen e djeshme në pikëkalimin kufitar në Bërnjak për dhënie ryshfeti.

Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari ka tentuar t’i ofrojë ryshfet zyrtarit policor në vlerë prej 50 eurosh.

Në mënyrë që bashkëshortja e tij të hynte ilegalisht në territorin e Kosovës.

“Paratë janë sekuestruar si provë, ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thotë Policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat