Dhunë në familje në Obiliq – nëna sulmohet nga vajza gjatë konfliktit familjar

Kronikë

Dhunë në familje në Obiliq – nëna sulmohet nga vajza gjatë konfliktit familjar

Më: 4 prill 2026 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Obiliq, ku një grua ka përfunduar e lënduar pas një konflikti brenda familjes.

Ngjarja ka ndodhur më 03.04.2026, rreth orës 20:00, në rrugën “Abdurrahmon Gërguri”, ku siç mëson Sinjali, fillimisht kishte shpërthyer një mosmarrëveshje mes vajzës dhe babait të saj, e cila më pas ka eskaluar në konflikt fizik.

Në përpjekje për të ndërhyrë dhe qetësuar situatën, nëna ka ndërhyrë mes tyre, por është sulmuar nga vajza e saj, duke pësuar lëndime në pjesën e fytyrës. Po ashtu, e njëjta kishte tentuar të godasë edhe babain.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar të gjithë të përfshirët në stacion policor për intervistim.

Të përfshirëve u është ofruar trajtim mjekësor, por ata nuk e kanë pranuar. Pas konsultimit me prokuroren kujdestare, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe është proceduar në procedurë të rregullt.

Pas përfundimit të procedurave fillestare, palët janë liruar, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat