Dy persona plagosen me armë në një restorant në Veternik

Kronikë

Dy persona plagosen me armë në një restorant në Veternik

Më: 4 prill 2026 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në një restorant në zonën e Veternikut në Prishtinë.

Sipas burimeve të emergjencës për media, njëri i takon vitit të lindjes 1995 e tjetri 1999, dhe aktualisht ndodhen në gjendje stabile.

Pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën Emergjente dhe konsultimeve mjekësore, ata pritet të transferohen në repartin e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm.

Detaje tjera ende nuk u dhanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat