Një shtetas amerikan vdes në një vetaksident me motoçikletë në Prevallë

Kronikë

Një shtetas amerikan vdes në një vetaksident me motoçikletë në Prevallë

Më: 9 prill 2026 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Një shtetas amerikan ka humbur jetën sot si pasojë e një vetaksidenti në zonën malore të fshatit turistik Prevallë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili ka thënë se viktima derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur jashtë rrugës.

Policia ka bërë të ditur se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot, më datën 09.04.2026, rreth orës 17:00, Policia është informuar se në zonën malore të fshatit turistik Prevallë ka ndodhur një vetaksident. Sipas informatave fillestare, një turist, derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë me katër rrota (ATV), në një moment ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është rrokullisur jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, mashkull, shtetas amerikan, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor nga Emergjenca e Prizrenit. Njësitet policore dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbledhjen e provave dhe dëshmive lidhur me rastin”, ka deklaruar Bytyqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat