Dëmtohet një varr në Pejë, vidhet statujë prej bronzi me vlerë

Kronikë

Dëmtohet një varr në Pejë, vidhet statujë prej bronzi me vlerë

Më: 10 prill 2026 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Një rast i dëmtimit të varrezave dhe vjedhjes është raportuar dje në Pejë, ku persona të panjohur kanë shkaktuar dëme në një varr familjar.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuarit kanë dëmtuar varrin e familjarit të tij, duke marrë një statujë prej bronzi me vlerë.

Autoritetet kanë iniciuar rastin dhe janë duke zhvilluar hetime për identifikimin e personave përgjegjës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Pejë 09.04.2026. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë dëmtuar varrin e familjarit duke i marr një statujë prej bronzit me Vlerë. Rasti eshte iniciuar dhe po vazhdon të hetohet”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat