Vjedhje në Prishtinë: Dy të mitur shoqërohen në Polici, njëri arratiset me motoçikletë

Kronikë

Vjedhje në Prishtinë: Dy të mitur shoqërohen në Polici, njëri arratiset me motoçikletë

Më: 11 prill 2026 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Policia e Kosovës është njoftuar për një rast vjedhje që ka ndodhur në lagjen “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Pas marrjes së informacionit, një njësit policor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur tre persona të mitur.

Njëri nga të miturit ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes duke përdorur motoçikletën, ndërsa dy të tjerët janë shoqëruar në stacionin policor.

Ata janë intervistuar në prani të prindërve dhe avokatëve mbrojtës, derisa janë liruar me procedurë të rregullt.

“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 10.04.2026 – 03:03. Policia është njoftuar për një rast vjedhje. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, ka hasur tre persona të mitur, njëri prej tyre me motoçikletë ka arrit të largohet nga vendi i ngjarjes, kurse dy të tjerët i kanë shoqëruar në stacion policor dhe intervistuar në prezencë të prindërve dhe avokatëve mbrojtës e më pas në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, njofton PK. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat