Policia e Rajonit të Prishtinës ka intensifikuar veprimet operative me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar për vepra të ndryshme penale.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, një operacion i suksesshëm është realizuar nga zyrtarët policorë të stacionit në Fushë Kosovë, të cilët kanë arritur të arrestojnë një person të kërkuar për veprën penale të grabitjes.
Bëhet fjalë për personin me inicialet R.B., mashkull, i cili në bazë të urdhëresës së gjykatës është dërguar për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 3 vite e 3 muaj.
Policia ka bërë të ditur se operacionet për kapjen e personave të kërkuar do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë publike dhe zbatimin e ligjit.