Hajnat vjedhin veturën nga oborri i shtëpisë në Zhur, çelësat i kishte brenda

Kronikë

Hajnat vjedhin veturën nga oborri i shtëpisë në Zhur, çelësat i kishte brenda

Më: 15 prill 2026 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Një rast i vjedhjes së veturës është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të së martës në Zhur të Prizrenit.

Siç bën të ditur policia në raportin 24-orësh, vetura është vjedhur në oborrin e një shtëpie, ndërsai kishte edhe çelësat brenda.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se, persona të panjohur i kanë vjedhur veturën të cilin e kishte të parkuar në oborrin e tij, ndërsa vetura i kishte edhe çelësat brenda.

Rasti duke u hetuar”, thekson policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat