Një incident është raportuar në Mitrovicë të Veriut, ku tre persona janë përfshirë në një konflikt fizik në rrugën “Qika Jovina”.
Ngjarja ka ndodhur më 22 prill 2026, rreth orës 08:50, ku sipas dëshmitares V.P., fillimisht i dyshuari M.A. e ka goditur me krah të dyshuarën B.A.
Më pas, në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe D.A., bashkëshorti i saj, dhe konflikti është përshkallëzuar në përleshje fizike mes tre personave.
Gjatë përplasjes, e dyshuara B.A. dyshohet se e ka goditur M.A. në hundë me një qese në të cilën ndodheshin një telefon, portofol dhe çelësa.
Pas incidentit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe më pas kanë marrë trajtim mjekësor.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet për rastin janë në vazhdim.