Manipuluan provat, dy të arrestuar në Ferizaj

Kronikë

Manipuluan provat, dy të arrestuar në Ferizaj

Më: 24 prill 2026 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për manipulim të provave.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Rifat Berisha” në Ferizaj, më 22 prill.

“Lidhur me rastin më 23.04.2026 janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë pasi të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Njësitet policore gjatë kontrollit si prova materiale kanë gjetur dhe konfiskuar: 778.3 gramë substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një peshore digjitale” thotë raporti.

Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat