Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, kthehet tek familja

Kronikë

Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, kthehet tek familja

Më: 27 prill 2026 Në ora: 08:44
Ilustrim

Një person i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë është gjetur nga autoritetet dhe është kthyer pranë familjes së tij.

Sipas njoftimit, më 25 prill rreth orës 13:45 është raportuar se një mashkull kosovar kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e tij.

Menjëherë pas raportimit, njësitë përkatëse kanë nisur hetimet për lokalizimin e tij.

Gjatë zhvillimit të hetimeve, personi është gjetur dhe më pas është dërguar tek familjarët e tij.

Policia ka bërë të ditur se rasti mbetet në procedurë të mëtejshme hetimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat