Gruaja në Pejë raporton se në oborrin e saj është hedhur mjet shpërthyer

Kronikë

Gruaja në Pejë raporton se në oborrin e saj është hedhur mjet shpërthyer

Më: 1 maj 2026 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Në Pejë, një grua ka raportuar se të enjten në mbrëmje, rreth orës 22:10, në oborrin e saj është hedhur një mjet shpërthyes.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe sipas raportit 24-orësh të PK-së, në oborrin e saj janë gjetur mjete të dyshuara.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në oborrin e saj është hedhur një mjet shpërthyes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy kartonë letër në formë cilindrike në dy vende të ndryshme, po ashtu janë gjetur edhe dy bombola te gazit (gaz propan) si dhe është vërejtur një gjurmë ngjyrë e bardhë ku dyshohet se ka ndodhur shpërthimi i mjetit piroteknik”, ka thënë Policia.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore teksa rasti është cilësuar “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat