Rebelohet 16-vjeçari, dëmton veturën e babait dhe largohet nga shtëpia – Policia e Graçanicës në kërkim të tij

Kronikë

Rebelohet 16-vjeçari, dëmton veturën e babait dhe largohet nga shtëpia – Policia e Graçanicës në kërkim të tij

Më: 2 maj 2026 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Një rast i dhunës në familje është raportuar në fshatin Radeve të Graçanicës, ku një i mitur dyshohet se ka shkaktuar dëme dhe është larguar nga shtëpia, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 1 maj 2026 rreth orës 14:30, kur viktima M. B, rreth 49-vjeçar ka njoftuar Policinë se djali i tij i mitur, Rr. B, rreth 16-vjeçar, kishte shkaktuar probleme dhe kishte dëmtuar veturën e tij.

Sipas deklarimit, i mituri kishte thyer xhamin e pasëm të veturës, e cila ishte e parkuar në garazh, dhe më pas ishte larguar nga shtëpia.

Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje, por i dyshuari nuk është gjetur, ndërsa janë ndërmarrë përpjekje për lokalizimin e tij.

Rasti është trajtuar nga hetuesi për dhunë në familje, i cili në konsultim me Prokurorin kujdestar ka iniciuar rastin si “Dhunë në familje”.

Hetimet janë në vazhdim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat