I burgosuri në Hajvali denoncon keqtrajtim nga gardianët – policia nis hetim

Kronikë

I burgosuri në Hajvali denoncon keqtrajtim nga gardianët – policia nis hetim

Më: 4 maj 2026 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Një rast i dyshuar i keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare është raportuar në Burgun e Hajvalisë.

Rasti është paraqitur më 3 maj 2026 rreth orës 09:00, ndërsa sipas ankuesit, ngjarja kishte ndodhur më herët, më 30 prill rreth orës 11:30, brenda hapësirave të institucionit korrektues.

I dëmtuari Sali Selmani (29 vjeç), i cili ndodhet në vuajtje të dënimit, ka deklaruar se ka pësuar lëndime trupore nga dy gardianë, të identifikuar si L.S (23 vjeç) dhe A.I (26 vjeç).

Sipas tij, konflikti ka nisur pas një mosmarrëveshjeje lidhur me kërkesën për produkte ushqimore, ku më pas pretendon se është goditur me grushta dhe shqelma në trup.

Në anën tjetër, të dyshuarit kanë mohuar akuzat, duke deklaruar se i burgosuri kishte sjellje të papërshtatshme dhe nuk u ishte bindur urdhrave.

Në lidhje me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse hetimore dhe Prokurori kujdestar, me rekomandimin e të cilit rasti është iniciuar si “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Rasti mbetet në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat