Prangoset një person për ngacmim seksual në Prishtinë

Kronikë

Prangoset një person për ngacmim seksual në Prishtinë

Më: 4 maj 2026 Në ora: 20:53
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet për ngacmim seksual.

Policia ka bërë të ditur se i njëjti është ndaluar për 48 orë.

“Kanë nisur hetime lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Ngacmim Seksual".

Si rezultat i veprimeve hetimore sot rreth orës 15:30, është arrestuar personi i dyshuar, i cili me vendim të Prokurorit të Shtetit, pas përfundimit të procedurave fillestare, është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Ndalimit”, njoftoi policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat