Seat, VW, Golf e Audi, Prokuroria sekuestron automjete për mashtrime kompjuterike

Kronikë

Seat, VW, Golf e Audi, Prokuroria sekuestron automjete për mashtrime kompjuterike

Më: 6 maj 2026 Në ora: 18:31
Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik, se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë sekuestruar nëntë (9) automjete të cilat dyshohen se janë përfituar përmes veprës penale ‘’Mashtrimi kompjuterik’’.

Kjo sipas nenit 277/K, të Ligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se automjetet e sekuestruara janë të markave të ndryshme, përkatësisht:

Tre vetura të tipit Seat Leon, dy Volkswagen Polo, një Golf 8, një Audi A6, një Volkswagen Jetta dhe një Peugeot 2008 Allure.

Më tutje thuhet se Prokurori i Shtetit, ka lëshuar urdhër për ndalim të përkohshëm të kësaj pasurie, me qëllim sigurimin e saj deri në përfundim të procedurës penale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat