Një rast i rëndë është raportuar në fshatin Begracë të Kaçanikut, ku një person dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të qenve endacakë, duke lënë një prej tyre të vrarë, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.
Ngjarja ka ndodhur më 8 maj 2026 rreth orës 18:20.
Sipas burimeve, Policia kishte pranuar informacion se në fshat ishin dëgjuar të shtëna me armë, ndërsa dyshohej se një person kishte qëlluar ndaj kafshëve endacake.
Kur patrulla policore ka arritur në vendngjarje, ka hasur në një qen endacak të ngordhur, për të cilin dyshohet se ishte vrarë me armë zjarri.
Burimet bëjnë të ditur se pas lokalizimit të të dyshuarit, Arif Luzha, rreth 66-vjeçar, ai ua ka dorëzuar vetë Policisë: një pushkë gjuetie të tipit “qifte” kalibër 16,11 fishekë, si dhe dy gëzhoja të shkrepura.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, ndaj tij është iniciuar rast për: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa arma dhe municioni janë sekuestruar për procedura të mëtejshme hetimore.