Pas aksidentit në Pejë, viktima nuk u mbijeton plagëve në QKUK

Kronikë

Pas aksidentit në Pejë, viktima nuk u mbijeton plagëve në QKUK

Më: 10 maj 2026 Në ora: 13:23
QKUK

Ka vdekur personi i cili ishte vetaksidentuar me motoçikletë më 3 maj në Pejë në rrugën “Perandori Justinian”.

Ai ishte dërguar për trajtim në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda.

Lajmin e ka konfirmuar, Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Sot rreth orës 09:00 jemi njoftuar nga QKUK-ja se ka vdekur personi i cili ishte vetaksidentuar me motoçikletë në rrugën “Perandori Justinian” në Pejë. Ngjarja kishte ndodhur më 3 maj rreth orës 17:10″, deklaroi Gashi.

“Ai ishte dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda dhe sot pas një jave ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion në IML. Rasti po hetohet”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat