Kreu tejkalim të rrezikshëm, ndëshkohet shoferi gjilanas

Kronikë

Kreu tejkalim të rrezikshëm, ndëshkohet shoferi gjilanas

Më: 11 maj 2026 Në ora: 09:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Një shofer në Gjilan është gjobitur nga policia, pasi i njëjti më 3 maj kishte kundërshtuar rregullat e trafikut duke kryer një tejkalim të parregullt duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Sipas policisë, veprimi i kundërligjshëm është dokumentuar edhe përmes pamjeve video të realizuara nga qytetarët, ku shihet momenti i tejkalimit të rrezikshëm në rrugë.

Pas pranimit të pamjeve Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme operative.

Me ç’rast është arritur identifikimi i vozitësit ndaj të cilit është shqiptuar gjobë konform legjislacionit në fuqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat