Gjenden 27 fustane dhe 2 vello të padeklaruara në autobusin e linjë Turqi–Prishtinë

Kronikë

Gjenden 27 fustane dhe 2 vello të padeklaruara në autobusin e linjë Turqi–Prishtinë

Më: 12 maj 2026 Në ora: 11:11
Fustane

Dogana e Kosovës ka njoftuar se një autobus të linjës Turqi–Prishtinë është gjetur mall i padeklaruar.

Në këtë autobus gjatë kontrollit në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit, zyrtarët doganorë kanë gjetur një hapësirë të fshehur brenda autobusit, ku është zbuluar mall i padeklaruar:

27 fustane solem dhe 2 fustane vello.

Mallrat janë ndaluar nga Dogana e Kosovës dhe po ndiqen procedurat e mëtejshme administrative dhe ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat