Policia deklarohet për vdekjen e foshnjës dyjavëshe në Malishevë

Kronikë

Policia deklarohet për vdekjen e foshnjës dyjavëshe në Malishevë

Më: 13 maj 2026 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Një rast i rëndë është shënuar mëngjesin e të mërkurës në Malishevë, ku një foshnje dyjavëshe është dërguar pa shenja jete në QKMF.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha se njësitet i janë përgjigjur rastit, si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”.

“Rreth orës 05:40, një foshnje (e lindur para dy javësh), nga familjarët është dërguar në QKMF në Malishevë pa shenja jete.

Njësitet policore i janë përgjigjur rastit, si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rast “Hetim i vdekjes””, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat