Nën kërcënimin e armës hajnat grabisin dy të moshuar në Malishevë

Kronikë

Nën kërcënimin e armës hajnat grabisin dy të moshuar në Malishevë

Më: 14 maj 2026 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rudë të Malishevës.

Sipas njoftimit të policisë, dy hajdutë dyshohen se kanë hyrë në shtëpinë e dy të moshuarve, ku nën kërcënimin e armës u kanë grabitur rreth 600 euro.

“Është raportuar se dy të moshuar, derisa kanë qenë në shtëpi, aty kanë hyrë dy të dyshuar të maskuar dhe  nën kërcënimin e armës u kanë grabitur rreth 600 € dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk ka të lënduar, ndërsa rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat