Një person është arrestuar mbrëmjen e së martës në Fushë Kosovë, pasi policia ka gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 20:15, në rrugën “Haxhi Zeka” në Fushë Kosovë.
Policia ka ndaluar një automjet me targa vendore, i cili drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të trupit dhe veturës së tij, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar rreth 64 gramë substancë që dyshohet të jetë marihuanë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Haxhi Zeka, Fushë Kosovë 13.05.2026-20:15. Policia kanë ndaluar automjetin me targa vendore drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në trup dhe në automjet i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë në peshë 64-gramë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.