​I dehur e sulmon bashkëshorten e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Kronikë

​I dehur e sulmon bashkëshorten e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Më: 17 maj 2026 Në ora: 08:56

Një person është arrestuar në Malishevë nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:53, në Malishevë. I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës f/k.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat