“I dehur, demoloi gjësendet në shtëpi” – gruaja në Malishevë denoncon burrin për dhunë psikike

Kronikë

“I dehur, demoloi gjësendet në shtëpi” – gruaja në Malishevë denoncon burrin për dhunë psikike

Më: 17 maj 2026 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Malishevë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë psikike dhe sjellje të dhunshme brenda shtëpisë, mëson media nga burime të afërta me hetimin.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari në këtë rast është J. M., rreth 51-vjeçar, ndërsa viktimë Sh. M., rreth 46-vjeçar.

Sipas informatave, viktima është paraqitur në Stacionin Policor në Malishevë më 16 maj 2026 dhe ka raportuar se bashkëshorti i saj, nën ndikimin e alkoolit, kishte ushtruar dhunë psikike ndaj saj dhe kishte dëmtuar gjësende brenda shtëpisë.

Media mëson se Policia ka siguruar prezencën e të dyshuarit, por ai nuk është intervistuar për shkak të gjendjes së dehur në të cilën ndodhej.

Burimet bëjnë të ditur se intervistimi i tij pritet të bëhet më vonë, pasi t’i kalojë dehja.

Në konsultim me Prokurorin kujdestar, është urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.

Ndërkohë, viktima me pëlqimin e saj është kthyer te familjarët.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat