Sherr mes dy të miturve në Fushë Kosovë, arrestohet njëri

Kronikë

Sherr mes dy të miturve në Fushë Kosovë, arrestohet njëri

Më: 19 maj 2026 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Një sherr mes dy të miturve është raportuar të dielën në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, njëri nga të miturit është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë 17.05.2026. Viktima i mitur mashkull kosovar ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari i mitur mashkull kosovar.

Me datën 18.05.2026 është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin zyrtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat