Një person është arrestuar në Zubin-Potok nën dyshimin se në gjendje të dehur e ka sulmuar një person.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të hënën dhe u iniciua si “Lëndim i lehtë trupor”.
“Zubin Potok 18.05.2026-00:30. I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar viktimën mashkull kosovar.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia.