Aksident te Ura e Dollcit në Klinë, 7 të lënduar

Kronikë

Aksident te Ura e Dollcit në Klinë, 7 të lënduar

Më: 27 maj 2026 Në ora: 23:59
Foto ilustrim

Shtatë persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti te ura e Dollcit në Klinë, ka njoftuar policia.

Sipas njoftimit, në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa njëra prej tyre ka rënë nga ura. kurse, personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën. 

“Rreth orës 17:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku në Dollc të Klinës. Në aksident u përfshinë dy vetura.

Nga përplasja mes veturave njëra ka rënë nga ura. 7 persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencë të Spitalit Rajonal në Pejë. Sipas mjekut kujdestar të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat