Vjedhin pjesë të brendshme të trafos së rrymës, pjesë të bakrit dhe dy akumulator në Istog - rasti po hetohet

Kronikë

Vjedhin pjesë të brendshme të trafos së rrymës, pjesë të bakrit dhe dy akumulator në Istog - rasti po hetohet

Më: 1 qershor 2026 Në ora: 08:54
Ilustrim

Persona të panjohur kanë vjedhur nga objekti i një personi pjesë të brendshme të trafos së rrymës, pjesë të bakrit dhe dy akumulator nga kamioni.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 11:30, në Istog.

Tutje bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore.

"Istog 31.05.2026 – 11:30. Është raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur nga objekti i viktimës mashkull kosovar pjesë të brendshme të trafos së rrymës, pjesë të bakrit dhe dy akumulator nga kamioni.

Rasti është në procedurë hetimore", thuhet në raport.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat