Therje dhe grabitje në Gjakovë, viktima kërkon ndihmë mjekësore – tre të dyshuar në arrati

Kronikë

Therje dhe grabitje në Gjakovë, viktima kërkon ndihmë mjekësore – tre të dyshuar në arrati

Më: 2 qershor 2026 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Një rast i rëndë grabitjeje është raportuar të hënën në Gjakovë, ku një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është therur nga tre persona.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50.

“Viktima mashkull kosovar, ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që dyshohet se ishte therur nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe më pas dyshohet se i kishin grabitur një shumë të hollave”.

Të dyshuarit e rastit që është iniciuar si “grabitje” janë në kërkim policor, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat