Gjakovë: Gjendet mjet i dyshuar shpërthyes, intervenon njësia për deminim e FSK-së

Kronikë

Gjakovë: Gjendet mjet i dyshuar shpërthyes, intervenon njësia për deminim e FSK-së

Më: 4 qershor 2026 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur të martën në Gjakovë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 3 qershor 2026 rreth orës 10:04, kur një patrullë policore gjatë patrullimit ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Policia ka siguruar vendin e ngjarjes deri në ardhjen e njësisë për deminim të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila ka ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin.

“Gjakovë / 03.06.2026 – 10:04. Është raportuar se patrulla policore gjatë patrullimit ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësia për deminim e FSK-së , te cilët kane ndërmarrë veprimet e nevojshme”, njofton PK. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat