Arratisen 2 persona nga Qendra Korrektuese në Lipjan, policia i kap dhe i kthen pas grilave

Kronikë

Arratisen 2 persona nga Qendra Korrektuese në Lipjan, policia i kap dhe i kthen pas grilave

Më: 4 qershor 2026 Në ora: 09:43
Fotoilustrim

Dy persona të privuar nga liria janë arratisur mbrëmjen e së martës nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, por janë kapur shpejt nga policia dhe janë rikthyer në Qendrën Edukuese Korrektuese.

“Arratisje e personit të privuar nga liria. Lipjan / 03.06.2026 – 21:28. 

Policia është njoftuar nga zyrtarët korrektues të Qendrës Edukuese Korrektuese në Lipjan se dy persona kishin ikur nga qendra.

Policia me të marrë informacionin ka ndërmarrë veprimet taktiko-operative ku edhe  ka arritur t’i arrestonteë të dyshuarit, të cilët janë kthyer në Qendër Korrektuese të Lipjanit”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat