​Arrestohet i dyshuari për katër urdhëresa gjykate në Prishtinë

Kronikë

​Arrestohet i dyshuari për katër urdhëresa gjykate në Prishtinë

Më: 10 qershor 2026 Në ora: 09:50
Fotoilustrim

Është duke vazhduar ndërmarrja e veprimeve policore nga Policia e Rajonit të Prishtinës, ku qëllim kanë kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

Sipas njoftimit të Policisë, ky person është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e këtyre veprave penale: “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge dhe falsifikim i parave”.

“Një nga këto operacione u realizua mbrëmë nga zyrtarët policorë të stacionit të Fushë Kosovës, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar për veprat:
Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge dhe falsifikim i parave”,
thuhet në njoftim.

I dyshuari me inicialet A.S. konform urdhëresave të gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat