U futën në shtëpi nga dritarja dhe morën stoli ari, Policia njofton për vjedhje të rëndë në Graçanicë

Kronikë

U futën në shtëpi nga dritarja dhe morën stoli ari, Policia njofton për vjedhje të rëndë në Graçanicë

Më: 12 qershor 2026 Në ora: 10:39
Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë në Graçanicë.

Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 11:11.

Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij duke e thyer dritaren dhe prej aty kanë vjedhur stoli ari”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve, ndërsa rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat