Arrestohen dy persona në Kamenicë – Policia konfiskon armë, mijëra euro dhe vula me stemë të Serbisë

Kronikë

Arrestohen dy persona në Kamenicë – Policia konfiskon armë, mijëra euro dhe vula me stemë të Serbisë

Më: 12 qershor 2026 Në ora: 10:59
Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Kamenicë për mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës /asgjësim apo fshehje e materialit arkivor.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se ka konfiskuar para, vula me stemë të shtetit të Serbisë, dosje me dokumentacione si kontrata të punëtorëve nga sistemi paralel serb, etj.

“Kamenicë / 22.04.2026 – NN. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprat e lartcekura. Gjatë bastisjes në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë, 19.440 €, 91.500 dinarë, 200 dollarë, 1300 franga, vula me stemë të shtetit të Serbisë, 6 lap-top, 4 shtëpiza të kompjuterit, një telefon si dhe dosje me dokumentacione si kontrata të punëtorëve nga sistemi paralel serb, dhe dokumente të tjera”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat