Policia gjen tetë vazo të mbjella me kanabis në një shtëpi në Kaçanik

Kronikë

Policia gjen tetë vazo të mbjella me kanabis në një shtëpi në Kaçanik

Më: 16 qershor 2026 Në ora: 10:14
Fotoilustrim

Policia e Kosovës (PK) përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari në Kaçanik, kanë gjetur dhe konfiskuar tetë vazo të mbjella me bimë kanabis sativa.

Sipas Policisë, nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti u iniciua si “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimës së kanabisit”.

“Rr. UÇK-së, Kaçanik  15.06.2026 – 14:30. Pas pranimit të informatës për kultivim të narkotikëve, njësitë policore kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 8 vazo me bimë të mbjella kanabis sativa dhe shishe për ujitjen e bimëve.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton Policia. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat