Aksident në Orllan të Podujevës, dy të lënduar

Kronikë

Aksident në Orllan të Podujevës, dy të lënduar

Më: 21 qershor 2026 Në ora: 18:49
Ilustrim

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në trafik që ka ndodhur të dielën rreth orës 16:30 në fshatin Orllan të Podujevës.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se në aksident ka qenë e përfshirë një veturë.

“Sot rreth orës 16:30, në fshatin Orllan të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet.

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri tek aksidenti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat