Aksident trafiku në Zahaq të Pejës, lëndohet një këmbësor

Kronikë

Aksident trafiku në Zahaq të Pejës, lëndohet një këmbësor

Më: 23 qershor 2026 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Sot rreth orës 21:35, Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Zahaq të Pejës.

Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një këmbësor.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për të marrë tretman mjekësor.

Lajmi është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 21:35, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Zahaq-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor, si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lendime trupore, i njejti është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, njoftoi Rugova.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat