Aksident me fatalitet në Gjakovë, vdes motoçiklisti

Kronikë

Aksident me fatalitet në Gjakovë, vdes motoçiklisti

Më: 28 qershor 2026 Në ora: 11:39
Fotoilustrim

Një motoçiklist ka vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën “Tirana” në Gjakovë.

Lidhur me rastin e rëndë detaje ka dhënë Albin Sahatqija, drejtori rajonal i Policisë së Trafikut në Gjakovë.

“Ka ndodhur rreth orës 02:20. Motoçiklisti nuk iu ka përshtatur shpejtësisë dhe e ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trotuarin.

Si pasojë e shpejtësisë, ai është gjuajtur mbi veturën e cila ka qenë duke lëvizur në shiritin e vet”, deklaroi ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat