Arrestohet një turk në Prishtinë, dyshohet se sulmoi dy persona dhe ua dëmtoi pronën

Kronikë

Arrestohet një turk në Prishtinë, dyshohet se sulmoi dy persona dhe ua dëmtoi pronën

Më: 29 qershor 2026 Në ora: 09:49
Fotoilustrim

Një shtetas i Turqisë është arrestuar pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka dëmtuar pronën dhe sulmoi dy viktima.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti u iniciua si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

“Prishtinë 28.06.2026-20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë pasi që, i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka dëmtuar pronën dhe ka sulmuar viktimat kosovar.

Dy viktimat një mashkull dhe një femër kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton Policia.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat