​Një person u vra me mjet të mprehtë të hënën mbrëma në Dragash, policia jep detajet

Kronikë

​Një person u vra me mjet të mprehtë të hënën mbrëma në Dragash, policia jep detajet

Më: 30 qershor 2026 Në ora: 09:04
Fotoilustrim

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, pas një rrahjeje mes disa personave.

Sipas policisë, viktima dyshohet se paraprakisht ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.

Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa rasti është cilësuar si "Vrasje e rëndë".

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat