Sulmohet me thikë dhe grabitet një shtetase e huaj në Prishtinë

Kronikë

Sulmohet me thikë dhe grabitet një shtetase e huaj në Prishtinë

Më: 2 korrik 2026 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Një shtetase e huaj është sulmuar me thikë dhe më pas është grabitur mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë.

Sipas informacioneve të raportuara, rreth orës 22:00, një person ende i panjohur dyshohet se e ka sulmuar viktimën dhe i ka marrë para të gatshme si dhe një telefon celular.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Pas marrjes së ndihmës, ajo është liruar.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat