Aksident mes dy veturash në Istog, lëndohen katër persona

Kronikë

Aksident mes dy veturash në Istog, lëndohen katër persona

Më: 2 korrik 2026 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:05 në fshatin Bellopojë të Istogut.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të njëjtit kanë marrë tretman mjekësor.

“Fsh. Bellopojë, Istog / 01.07.2026 – 19:05. Është raportuar se dy automjete janë përfshirë në aksident trafiku.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar katër persona që ndodheshin në njërën nga veturat dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat