Prangoset një 25-vjeçar për zjarrvënie në Lipjan, flakët kishin përfshirë një veturë

Kronikë

Prangoset një 25-vjeçar për zjarrvënie në Lipjan, flakët kishin përfshirë një veturë

Më: 6 korrik 2026 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një person të dyshuar në lidhje me një rast të zjarrvënies që kishte ndodhur më 3 korrik.

Ku si pasojë ishte përfshirë nga flakët një veturë.

Sipas policisë, pas zhvillimit të veprimeve intensive hetimore dhe operative, është arritur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit, F.V., 25 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është intervistuar nga organet kompetente dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat