Zjarri nga djegia e mbeturinave përfshiu arën me grurë në Podujevë, dëmi rreth 500 euro

Kronikë

Zjarri nga djegia e mbeturinave përfshiu arën me grurë në Podujevë, dëmi rreth 500 euro

Më: 6 korrik 2026 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me grurë në fshatin Gërdoc të Podujevës, ndërsa Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Burimet e medias bëjnë të ditur se rasti është raportuar të dielën rreth orës 15:50, në rrugën “Ramadan Bajrami”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e tij në prona të tjera.

Ankuesi, E. S., 27 vjeçar, ka deklaruar se dyshon që zjarri ka nisur nga djegia e mbeturinave, prej nga më pas është përhapur në arën e tij të mbjellë me grurë.

Sipas tij, janë djegur 42 ari tokë të mbjellë, ndërsa dëmi material vlerësohet në rreth 500 euro.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe njësia e forenzikës, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Zjarrvënie”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit janë në vazhdim

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat