Humb kontrollin mbi veturën dhe përplaset në shtyllë elektrike në Leposaviq, shoferi përfundon i lënduar

Kronikë

Humb kontrollin mbi veturën dhe përplaset në shtyllë elektrike në Leposaviq, shoferi përfundon i lënduar

Më: 9 korrik 2026 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Një aksident trafiku me lëndime trupore ka ndodhur pasditen e së mërkurën në rrugën nacionale Jarinjë–Mitrovicë, në fshatin Soqanicë të Leposaviqit.

Burimet e medias bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:50, ku është përfshirë një veturë civile e tipit Škoda, me ngjyrë të bardhë.

Sipas informacioneve, automjeti drejtohej nga V. K. rreth 45 vjeç, i cili dyshohet se, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet dhe gjendjen e rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturën.

Si pasojë, automjeti ka dalë jashtë rrugës dhe është përplasur fuqishëm në një shtyllë elektrike, në anën e djathtë të drejtimit të lëvizjes.

Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale në automjet, shoferi ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në aksident.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat