​Arrestohet i dyshuari që kërcënoi policinë përmes rrjeteve sociale

Kronikë

​Arrestohet i dyshuari që kërcënoi policinë përmes rrjeteve sociale

Më: 11 korrik 2026 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Një person është arrestuar të premten në fshatin Rracaj të Gjakovës nga njësia kundër narkotikëve e Policisë së Kosovës, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest aktiv.

Sipas raportit policor, gjatë verifikimit është konstatuar se i dyshuari, përmes rrjeteve sociale, kishte kanosur zyrtarë policorë. Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me vendim të organeve kompetente, i dyshuari është dërguar në qendrën e paraburgimit.

Ndërsa rasti do të vazhdojë të trajtohet sipas procedurave ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat